Bundesliga Futboll Sport

BUNDESLIGA/ Ribery rinovon me Bayern deri në 2019

Mesfushori i Bayern Munich Franck Ribery ka rinovuar kontratën për një vit tjetër.

35-vjeçari ka treguar se mund të luajë akoma në nivelet e larta në sezonin e 11-të me rekordmenët gjermanë, duke u bërë lotari i pesë i historisë që ka fituar tetë tituj në Bundesliga legjendave Lahm, Schweinsteiger, Kahn dhe Scholl.

“Jam shumë i lumtur që do të luaj për një vit tjetër te klubi,” shprehet Ribery.

“Munich është shtëpia ime dhe ka qenë për një kohë të gjatë, kështu që jam krenar që do ta vesh sërish fanellën bavareze. Deri tani kemi pasur suksese të mëdha së bashku. Sezoni i ardhshëm do të jetë një tjetër sezon i mirë, dhe shpresoj që të kemi pak fat edhe në Champions League.”

Ribery ka bërë 385 paraqitje me Bayern që kur u transferua në Allianz Arena nga Marseille në 2007, duke regjistruar 117 gola dhe 179 asiste.

Related posts

Turqia fiton miqësoren ndaj Iranit, vendos Tosun (VIDEO)

Sadik.Autor

PO SHIJON PUSHIMET NË IBIZA/ Wanda Nara poston poza “hot” me bikini dhe shfaq linjat perfekte (FOTO)

Delo.autor

DHUROI SPEKTAKËL NË FRANCË/ UEFA i dedikon një postim driblimeve magjike të talentit shqiptar që u tall me Griezmann dhe Lemar… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment