Futboll Kombëtarja Sport

KRISTAL i “turbullt” në Belgjikë/ Anderleht humbet durimin për ABAZAJN, pritet që të…

Kristal Abazaj me transferimin e tij tek ekipi legjendar i Anderleht-it bëri një bujë të madhe gjatë merkatos verore. Nga Luftëtari i Gjirokastrës tek belgët ishte një hap gjigant në karrierën e 22 vjeçarit. Gjithashtu dhe për belgët ky transferim ishte mjaft premtues dhe i goditur.

Gjithë kjo bujë e verës nuk u shoqërua me të njëjtat pritshmëri. Gjatë fazës përgatitore Abazaj luajti në disa ndeshje miqësore, madje pati dhe momente të mira, por me nisjen e kampionatit futbollisti nuk u aktivizua. Trajneri tha se atij i duhej kohë për t`u përshtatur me skuadrën si çdo blerje e re. Por në Belgjikë kanë nisur dyshimet e para për transferimet e bëra nga klubi i Anderlecht gjatë verës.

Madje mediat dhe tifozët kanë nisur të kritikojnë ashpër trajnerin e skuadrës, që në merkato afroi 14-të futbollistë, mes tyre dhe Kristal Abazajn, por shumë pak prej këtyre lëvizjeve kanë rezultuar me sukses. Padyshim presioni dhe kërkesat jashtë vendit për një futbollist janë më të mëdha, që të tregosh që vlen dhe trajneri mund të besoj tek ty puna dhe vullneti duhet të dyfishohen.

 

Related posts

PO SHKËLQEN/ LAUTARO në gjurmët e MILITOS, por Spalletti frenon entuziazmin

Isa.Autor

Kërkesa e habitshme e lojtarit më të paguar të Vllaznisë

Sadik.Autor

RAMOS HEDH POSHTË AKUZAT/ Revista gjermane i publikon dokumentin (FOTO)

F.autor

Leave a Comment