Futboll Sport

Fjalimi i presidentit të Milanit: Më “bëni” me zëmër, le ta fitojmë Kupën e Italisë

Me Milanin që ka përfunduar seancën e parë stërvitore të ditës së djeshme, ekipi ka pasur një vizitë nga presidenti Jonghong Li. Manjati kinez ka mbajtur një fjalim të shkurtër për skuadrën, përpara të cilëve ka thënë: “Sa herë që vij në Milano dhe kam fatin t’ju takoj, zemra më rreh fort e kjo më bën të lumtur.

Pikë së pari, ju uroj për fitoren ndaj Veronës. Në atë ndeshje pashë përkushtim maksimal nga secili prej jush dhe ky fakt më gëzoi pa masë. Tashmë duhet të luajmë një ndeshje shumë e rëndësishme, ndaj pres një tjetër paraqitje ku askush nuk duhet të kursehet.

Pritshmëritë e mia janë të mëdha, ndaj gjej rastin t’ju falënderoj paraprakisht për sforcon që do t’ju duhet të bëni të mërkurën ndaj Juventusit për të rrëmbyer Kupën”. Një tjetër fjalim presidenti e ka mbajtur edhe për ekipin e të rinjve, të cilët i ka inkurajuar të mbyllin sa më mirë kampionatin përkatës. Një tjetër vizitë e presidentit ka qenë në fushën sportive të “Vismara”-s për të ndjekur nga afër një ndeshje të Milanit U-15.

Related posts

RREZIKON BURGUN/ Nuk kanë fund telashet për Arda Turan, tashmë akuzohet për…

Isa.Autor

NDODH VETËM NË SHQIPËRI/ E larguan para 3 ditësh, GJICI jep lajmin e madh për MUSOLLIN (DETAJE)

Isa.Autor

(VIDEO) Tottenhami ‘shkatërron’ Southamptonin, Kane shpallet golashënuesi më i mirë i 2017-ës

Q.Autor

Leave a Comment