Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Trajneri Egbo me katër sulmues ndaj Partizanit, ja formacioni i mundshëm

Tirana do të kërkojë të fitojë derbin me katër sulmues në fushën e lojës. Kështu ka planifikuar gjatë gjithë javës Emanuel Egbo.

Bardheblutë kërkojnë lavdinë me një repart të avancuar për t’u pasur zili në emra, por që para portës nuk është se ka bërë ndonjë gjë të madhe. Tirana do të sulmojë me Ngo, Halili, Kobina e Torasa, duke treguar se do të kërkojë medoemos fitoren. Edhe pse mund të ketë ndonjë ndryshim të sekondës së fundit, dilemat më të mëdha janë vetëm në repartin e mbrojtjes.

ATMOSFERA – E djeshmja ka qenë një ditë e qetë. Skuadra ka punuar për gati 1 orë e 30 minuta, ndërkohë që djemtë ishin në humor dhe të karikuar. Është lënë pas edhe “cic-mici” i së enjtes, ndërkohë që Egbo i ka rreshtuar të gjithë para tij, duke u shpjeguar taktikën anti-Partizani.

Trajneri është marrë shumë minuta me goditjet standarde dhe kundërsulmin, por edhe mbulimin një për një të kundërshtarëve në lojën pasive. Në 15 minutat e fundit të stërvitjes, Egbo u ka kërkuar lojtarëve që të godasin portën, ndërkohë që Ngo e të tjerët kanë provuar edhe goditjet e penalltive. Skuadra ka qenë e kthjellët dhe e qetë, por si asnjëherë tjetër, nuk kishte asnjë zyrtar që të ndiqte stërvitjen, siç është bërë zakon para çdo derbi. Në fushë ishte edhe Tefik Osmani, i cili dje u stërvit rregullisht dhe shpreson që të ketë disa minuta në lojë, ndonëse Egbo dje nuk e rreshtoi me titullarët.

FORMACIONI – Në mungesë të Hasanit, Dungës e Kalesë, por edhe gjendjes jo të mirë të Osmanit, Emanuel Egbo ka sajuar 11-shen. Nga minuta e parë në portë e nis Ilion Lika, edhe pse Bakaj dje ishte rreshtuar me titullarët. Në mbrojtje janë dilemat më të mëdha, me Dokën djathtas, Muçën e Vangjelin në qendër, por Osmani e Imami mund të jenë alternativë për në fushë. Majtas kthehet Erjon Hoxhallari, pas pesë sfidave si qendërmbrojtës.

Capture58

Në mesfushë, sërish jashtë kapiteni Karabeci, ndërsa në lojë, dyshja Batha-Çelhaka. Si “play-maker” është Agustin Torasa. Ngo, Halili e Kobina luajnë në sulm me synimin për të çarë kundërshtarin. Të paktën ky është formacioni i këtyre ditëve, por në derbi, skuadrat gjithmonë e fshehin ndonjë surprizë të sekondës së fundit…

Related posts

Dikur terrorizonte yjet e Real, tani ka një pasuri 100 mln euro

Sadik.Autor

Largimi i Coutinhos, Liverpool hidhet në sulm për Draxler

Q.Autor

TITULLI/ Gega: Partizani ka histori shumë më të madhe, unë jam lider dhe duhet…

Isa.Autor

Leave a Comment