Bundesliga Futboll Sport

Dy skuadra nga Bundesliga shfaqin interes për Xherdan Shaqirin

Aventura e Xherdan Shaqirit te Stoke City do të përfundojë pas përfundimit të këtij sezoni.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, do të largohet nga Stoke City, pas rënies të këtyre të fundit nga Premierliga.

25 vjeçari në kontratën e tij me Stoke, ka një klauzolë që i mundëson largimin për 14.5 milionë euro.

Sipas raportimeve të para, për Xherdan Shaqirin ka interesim nga Gjermania. Janë dy skuadra që po kërkojnë shërbimet e tij.

Bëhet fjalë për Borussia Dortmundin dhe Eintracht Frankfurtin.

Shaqiri edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Bundesligës, ku ishte pjesë e Bayern Munich, me të cilën skuadër ka fituar Ligën e Kampionëve.

Related posts

I cliruar nga PRESIONI, Shaqiri/ Tani nuk kemi më FRIKË askënd

Sadik.Autor

BRAZIL – ARGJENTINË/ Nga statistikat që flasin në favor të Brazilit deri te zëvendësimi i Messit nga Simeone

Isa.Autor

“TOPI I ARTË”/ Ish-ylli i Chelsea-t befasohet kur zbulon se ka qenë mes kandidatëve

Delo.autor

Leave a Comment