Futboll Premier League Sport

Arsenal kërkon zëvendësuesin e Wenger, këto janë alternativat kryesore

Massimiliano Allegri dhe Luis Enrique: janë vetëm këta të dy, sipas anglezëve të Sky, trajnerët që janë më të preferuarit për të marrë pankinën e Arsenal-it pas largimit të Wenger. Të dy teknikët, megjithatë, kanë disa dyshime rreth strukturës drejtuese të “Topçinjve” ku, prej një viti, kanë shkuar Raul Sanllehi dhe Sven Mislintat, i pari si drejtor teknik dhe i dyti si drejtor sportiv.

Allegri, në veçanti, është numri një i preferuar për të marrë vendin që do të lihet bosh nga Wenger, por nuk duhet të hidhen plotësisht poshtë hipoteza si: Carlo Ancelotti, Zeljko Buvac (ish-zëvendësi i Klopp-it) dhe Mikel Arteta, ish-mesfushori i Arsenal-it dhe sot zëvendëstrajneri i Pep Guardiola-s te Manchester City.

Allegri, nga ana tjetër, ka edhe dy vite kontratë te Juventus-i, ndërsa sapo është shpallur për herë të katërt radhazi fitues i Serie A me këtë ekip. Kjo është një pikëpyetje e madhe për italianin, i cili në rast se do të pranojë të marrë drejtimin e “Topçinjve”, atëherë duhet të bëjë dhe zgjidhjen e kontratës me drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”.

Ndërkohë, ish-trajneri i Barcelona-s, Luis Enrique, është i gatshëm që të rikthehet në lojë pas një viti pushim që prej largimit të tij nga “Camp Nou” verën e shkuar.

Related posts

Franca gati të prekë lavdinë, ja “rrugëtimi” për 90 vite i “Gjelave” deri në Rusi (FOTO)

Isa.Autor

NË PRITJE TË ICARDIT/ Napoli bën lëvizjen e papritur. Zyrtarizon transferimin e sulmuesit!

F.autor

SUPERSFIDA ME MAN UNITED/ Ylli juventin: MOURINHON e duan ende shumë në…

Isa.Autor

Leave a Comment