Futboll La Liga Sport

Skandal: Gjyqtari i “El Clasicos” injoroi albitrin e katër, që i tha se ishte…

Kanë vazhduar polemikat për ndeshjen e El Clasicos në mes të Barcelonës dhe Realit

Pas penalltisë që u tha se u bë në Marcelon është duke u debatuar edhe goli i dytë ku para se të shënonte Messi, Suarez kishte shkaktuar një faul në lojtarin kundërshtarë.

Madje për këtë edhe Suarez ishte treguar i sinqertë.

“Ishte një faull i vogël, apo jo? Gjyqtari nuk e ka parë atë”, tha ai para kamerave.

E tërë kjo gjë ndodhi në minutën e 52’të, kurse rezultati i takimit ishte ende 1-1. Pas faullit të shkaktuar nga Suarez në kamera është parë gjyqtari i katërt i takimit që i kishte thënë gjyqtarit kryesor Hernandez se uruguaiani ka shkaktuar faull. Madje, këtë ai e kishte përsëritur disa herë por gjyqtari kryesor e kishte injoruar dhe kishte pranuar golin e Messi.

Mbremë El Clasico ka shkuar përsëri më shumë në qendër të vëmendje të arbitrave. Gjyqtari kryesor Alejandro Hernandez, i doli situata prej kontrollit që nga momenti kur ai ndëshkoi në mënyrë shumë kontraverse Sergi Roberton në fund të pjesës së parë, për të bërë gabime shumë të mëdha në pjesën e dytë që shkuan kryesisht në favor të Barcelonës.

Related posts

FENOMENAL/ RIBERY vendos një REKORD të pabesueshëm në Bundesligë, askush… (FOTO)

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Atalanta realizon ëndrrën, VAR shpëton Liverpool nga humbja e turpshme

Delo.autor

Chelsea-Huddersfield, Willian dyfishon rezultatin (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment