Futboll Sport

Ancelotti: Milan-Juve, ja për cilën skuadër do të bëj tifo në finalen e Kupës

Milan dhe Juventus janë dy skuadra me të cilat trajneri Carlo Ancelotti ka lidhur karrierën e tij si futbollit dhe trajner, dy ekipet që të mërkurën do të luajnë në finalen e Kupës së Italisë. Trajneri i mirënjohur ka bërë me dije se do ta ndjekë këtë sfidë dhe se do të bëjë tifo vetëm për njërën prej tyre. “Finalen e Kupës do ta shoh dhe do të bëj tifo për Milanin, duke veshur edhe fanellën kuqezi”, u shpreh Carlo Ancelotti.

Më tej, trajneri tha: “Gattuso po bën një punë të mirë me Milanin, i ka dhënë një identitet skuadrës. Në ndeshjet e fundit Milani ka qenë pak i lodhur, sidomos mendërisht, por ndaj Juves do të jetë ndryshe, pasi kjo është një finale dhe Gattuso di se si ta përgatitë skuadrën. Edhe pse bardhezinjtë janë një ekip i vështirë për t’u përballuar”, tha Ancelotti, që pas shkarkimit nga detyra e trajnerit të Bayern ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Ditët e fundit ai ka refuzuar detyrën e trajnerit të kombëtares italiane, pozicion që pritet ta zërë Roberto Mancini. “Është një trajner i shkëlqyer që ka shumë përvojë në arenën ndërkombëtare. Për mua, me Mancinin kombëtarja është në duar të sigurta. Ndërsa unë, personaliasht, kam vendosur të drejtoj një skuadër dhe jo kombëtare. Nuk e di nëse do të kthehem jnë Itali apo në ndonjë shtet tjetër, madje mund të qëndroj edhe një vit pushim”, tha Ancelotti.

Related posts

TRAJNERËT TEK REALI I MADRIDIT/ Sa qëndruan në krye të klubit mbretëror “timonierët”

Isa.Autor

THUR ELOZHE PËR BOMBERIN LUKAKU/ Trajneri i kombëtares belge: Ai është në momentin e tij më të mirë të karrierës

Delo.autor

PAS “SUPER” BLERJEVE NË MERKATO/ Manchester United bën bilancet, humbjet tejkalojnë 100 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment