Futboll Ligue 1 Sport

Balotelli kthehet në origjinë, ofendon keq gjyqtarët francezë (VIDEO)

Mario Balotelli mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për Nice-n pasi rrezikon të dënohet me katër ndeshje pezullim për një ofendim të rëndë që ka bërë kundrejt gjyqtarit të takimit Nice – Marseille, të humbur nga skuadra e tij me rezultatin 1-2.

Kamerat televizive e kanë kapur me ‘zë dhe figurë’ teksa thotë ‘Gjithmonë me mua e kanë këta m… arbitrash francezë, gjithmonë me mua’ duke u ankuar për gjyqtarin që e kishte ndëshkuar me karton të verdhë gjatë pjesës së parë.

27-vjeçari është ndëshkuar me karton të verdhë 13 herë këtë sezon dhe një herë me karton të kuq, një rekord modest ky krahasuar me vitet e shkuara.

Nuk është hera e parë që një lojtar i huaj është ankuar për arbitrat francezë duke përdorur këtë fjalor, pasi Zlatan Ibrahimovic e ka quajtur Francën ‘vend m…’ pas një humbjeje të Paris SG ndaj Bordeaux në vitin 2015. Ibra kërkoi falje në atë rast, por gjithsesi u dënua me 4 ndeshje pezullim. Dhe nëse zbatohet i njëjti dënim, italiani nuk do të luajë më me Nice-n këtë sezon dhe ndoshta kurrë më, pasi mendohet se do të largohet në verë.

Para se të ‘shpërthente’ në ofendime, Balotelli kishte shënuar golin e tij personal të 23-të, duke i dhënë skuadrës epërsinë, por Marseille kishte arritur të kthente rezultatin.

Related posts

BLERJE TË MËDHA NË MERKATON E VERËS/ Nga Donnarruma tek Sergio Ramos, PSG gati ta sundojë Europën

Delo.autor

Prapaskena me trajnerin e ri të Partizanit/ Në një ekip me Salihin e Pakultin, ka drejtuar 3 kuqezinj në Zagreb

Sadik.Autor

Spalletti: Objektivi i 2018-ës? Të sjellim në stadium mbi 65 mijë tifozë çdo ndeshje

Q.Autor

Leave a Comment