Futboll La Liga Sport

Coutinho ka një kërkesë për drejtuesit e Barcelonës

FC Barcelona dëshiron të nënshkruajë me një mesfushor me tipare mbrojtëse, pasi Javier Mascherano u largua në merkaton e janarit dhe Sergi Samper nuk ka arritur të jetë lojtari që të gjithë prisnin. Katalanasit dëshirojnë një zëvendësues për Sergi Busquets, që mund t’i japë atij pushim gjatë sezonit.

Kriteri kryesor që kampionët e Spanjës kërkojnë te lojtari që do të vijë është është mosha, pra ata duan një lojtar të ri në mënyrë që ai të marrë ‘çelësat’ e mesfushës, kur mesfushori katalanas të largohet nga futbolli.

Gjetja e timonierit për Barçën nuk është e lehtë, megjithatë, ekziston një lojtar i profilit të lartë dhe për më tepër ai është i lirë në verë dhe mund të vijë me kosto zero. Fjala është për mesfushorin gjerman Emre Can, i cili aktualisht është i dëmtuar, por ka qenë një nga pjesët kyçe të punës së mirë të Jurgen Klopp në Liverpool këtë sezon.

Raportet për Can janë shumë të mira, ndërsa në drejtim të tij pritet të vijnë disa oferta të rëndësishme. Sipas raporteve të mediave në Itali, drejtuesit e Juventusit prej kohësh e kanë monitoruar lojtarin dhe e shohin si një element tepër të rëndësishëm për të ardhmen. Besohet se “Zonja e Vjetër” ka gjetur marrëveshjen me mesfushorin gjerman, megjithatë deri tani nuk ka asgjë të konfirmuar, ndonëse CEO Giuseppe Marotta garanton se Can do të jetë lojtari i bardhezinjve.

Gjithsesi një ofertë nga Barcelona mund të joshë mesfushorin gjerman, sidomos pas insistimit të Phillipe Coutinho, i cili i ka kërkuar Barcelonës ta bashkojë atë me ish-bashkëlojtarin e ekipit të Liverpool-it, Emre Can në “Camp Nou”, shkruan “Don Balon”. Can, i cili më herët ka qenë pjesë e Bayern Munchen, ka tërhequr gjithashtu interesin e kampionëve të Gjermanisë, Real Madridit, Manchester City, si dhe të Paris SG. Pra klubet më të mëdha kërkojnë shërbimet e tij, megjithatë në këtë moment, Juve duket më afër tij.

Related posts

Lëndimi është serioz, Bernardeschi humb sfidën me Tottenhamin

Q.Autor

COUTINHO BËHET “ASISTUES”/ “MAGJIKU” merr yllin e Premier League te Barcelona

Isa.Autor

KATASTROFA NË LONDËR/ Ja notat e futbollistëve të kombëtares shqiptare nga gazeta e njohur angleze…

Delo.autor

Leave a Comment