Futboll La Liga Sport

Zidane: Ronaldo do të jetë 150% gati për finalen e Ligës së Kampionëve

Zinedine Zidane ka konfirmuar se “Cristiano Ronaldo do të jetë 150% gati për finalen e Ligës së Kampionëve”. Ylli portugez u zëvendësua i lënduar gjatë barazimit 2-2 të fundjavës së kaluar, në “El Clasico” kundër Barcelonës, por do të luftojë për t’u përballur me Liverpool, tha trajneri i tij.

Zidane konfirmoi, gjithashtu, se pret që Dani Carvajal dhe Isco të jenë të aftë për ndeshjen kundër Liverpool, më 26 maj, në Kiev. Ronaldo pati një dëmtim në kyçin e këmbës, pasi shënoi herët në “Camp Nou”, ndaj u tërhoq nga loja pas gjysmë ore.

Ndërsa Zidane nuk parashikon një kthim të menjëhershëm për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, ai tha se nuk do ta prishë gjumin për çështjen e yllit të skuadrës që drejton. “Gjithkush do të jetë në rregull për finalen e Champions-it; Ronaldo, Isco dhe Carvajal, – pohoi francezi të martën.

– Cristiano u lëndua dy ditë më parë, por është i mirë, po ecën normalisht me rikuperimin. Askush nuk do të ketë ndonjë problem për finalen, të gjithë do të jenë në 150% të potencialit”.

Related posts

MILAN-CAGLIARI/ Ndeshje e çmendur në “San Siro”, realizohen 3 gola për 5 minuta (VIDEO)

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Macja i “rrëmben” vëmendjen sulmuesit të Brazilit, ja çfarë ndodhi

F.autor

KËRKON PËRFORCIME NË MESFUSHË/ Bindet Inter, gati oferta për talentin 19-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment