Champions League Futboll Sport

Këngëtarja shqiptare do të këndoj në ceremoninë hapëse të finales së Champions League

Ajo mbase nuk është tifozja më e madhe e Champions League, por Dua Lipa ka premtuar të japë paraqitjen më të çmendur të historisë në finalen e Uefa Champions League.

22-vjeçarja do të bëjë spektakël në NSC Olimpiyskiy Stadium të Kievit, më 26 maj në prag të ndeshjes me Liverpool dhe Real Madrid.

Ajo është betuar të sjellë në skenë fuqinë femërore dhe do të na mbajë të gjithëve të karikuar teksa ka premtuar shumë surpriza.

Duke folur për Press Association, këngëtarja ka shpjeguar se po pret me padurim të bëjë gjëra që nuk i ka bërë në skena të tjera.

“Është një skenë shumë e madhe, prandaj mendoj se do të jetë shumë qejf. Dua të mos tregoj shumë por do të jetë një festë e çmendur dhe të gjithë tifozët do të kërcejnë,” shprehet ajo.

“Është një paraqitje aq e madhe, pikërisht ashtu siç kërkoj unë pasi dua të përmirësohem gjatë gjithë kohës.”

Finalja e Uefa Champions League do të prezantohet nga Pepsi dhe do të zhvillohet më 26 maj.

Related posts

DISFATA NË CHAMPIONS/ Ramos i dorëzuar pas golit të Cityt, ja çfarë tha kapiteni i Realit!

Delo.autor

E BUJSHME/ Nesta bëhet trajner i skuadrës që ra nga Serie A

Delo.autor

City ndryshon objektivat e merkatos, nisin tratativat për Fred dhe Laporte

Q.Autor

Leave a Comment