Futboll Seria A Sport

Juve pranë Emre Can, Liverpooli i kundërpërgjigjet me Khediran

Emre Can te Juventusi dhe Sami Khedira te Liverpooli, mund të ketë një rokadë mesfushorësh mes The Reds dhe bardhezinjëve në merkaton e kësaj vere.

Emre Can është gjithnjë e më pranë transferimit te Juvja me parametër zero, madje një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e futbollistit turko-gjerman e ka luajtur pikërisht Khedira i cili duke iu referuar atyre që shkruajnë mediat italiane ëndërron një të ardhme në Premier League dhe mund të largohet ndoshta që këtë verë nga kampionët e Italisë për t’u bashkuar me skuadrën e Jurgen Klopp.

Pasi ka fituar Bundesligën, La Ligan dhe Serie A, Khedira tashmë 31-vjeç kërkon të lërë shënjë në një tjetër kampionat me peshë pikërisht në Premier League edhe pse diçka e tillë do t’i hiqte mundësinë për të luajtur në të njëjtën skuadër me shokun e tij në kombëtare Emre Can.

Related posts

Detaji në VESHIN e KHABIB/ Ja çfarë i kanoset kampionit të botës nga SINDROMA “LULELAKËR”

Isa.Autor

PARA NDESHJES NDAJ MANCHESTER UNITED/ Trajneri Nagelsmann: Solskjaer më ka bërë të vuaj, por…

Delo.autor

SKANDALI TEK PARTIZANI-TIRANA/ Përplasja e tifozërive në Elbasan, ja momenti kur i vihet zjarri një makine (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment