Sport Të tjera

Djokovic refuzon Becker: Do të punoj me stafin aktual

Tenisti serb Novak Djokovic ka nisur një fazë të re në karrierën e tij, duke iu rikthyer prej një muaji bashkëpunimit me trajnerin e tij të parë Marian Vajda.

Ish-numri 1 në botë ka konfirmuar se do të vijojë punën me Vajda, duke edhur poshtë zërat se mund të rikthehet të bashkëpunojë me Boris Becker, me të cilin pati periudhën më të suksesshme të karrierës së tij. “Unë dhe Boris u ndamë me konsensus dhe tani ndjekim rrugë të ndryshme. Jam i kënaqur me skuadrën që kam aktualisht”, tha Djokovic, që përveç Vajda punon edhe me Gebhard Gristch (trajnerin e fitnesit).

“Vajda është personi që e njeh më mirë se kushdo tjetër lojën time, me njeh mua si person dhe kjo gjë vlen edhe për Gristch. E di që do të më duhet pak kohë për të arritur në nivelin që synoj. Në Madrid nuk pres shumë nga vetja, dua të luaj sa më shumë.

I kam marrë ditët një e nga një, duke u përpjëekur që të ndërtoj nga e para bazat e lojës time”, tha Novak Djokovic. “Kam kaluar disa muaj të vështirë, por tani po stërvitem dhe po përgatitem mirë. Kalova një prëvojë të re pas operacionit, por nuk ndjej keqardhje pasi e di që mund të rikthehem kampion”, u shpreh Novak Djokovic.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Triumfon Shkëndija e Ernest Gjokës, kalon Botosanin falë një “perle” të Ibrahimit

Delo.autor

NË PRAG TË 2 SFIDAVE TË QERSHORIT/ Edy Reja: Kur kemi shpitin e grupit gjatë lojës, mund…

Delo.autor

TRONDITET LUSHNJA/ Dy futbollistë me ‘COVID’ para Tomorit

Delo.autor

Leave a Comment