Futboll Sport

Ekspertë për të prishur trofetë. Gundogan kërkon ndihmë, Ramos i përgjigjet

Festa e titullit për Manchester City-n këtë sezon nuk ka shkuar edhe aq mirë pasi futbollistët kanë rrëzuar kupën, duke e dëmtuar pak atë.

 

Ky episod ka nxitur Ikay Gundogan të kërkojë ndihmë në rrjetet sociale, për të gjetur dikë që mund ta rregullojë. “A njeh ndokush ndonjë që rregullon trofe? Po pyes për një shok”, ishte batuta e mesfushorit të Manchester City-t.

 

Përgjigja i ka ardhur nga “eksperti” Sergio Ramos, i cili u bë protagonist i një episodi edhe më qesharak disa vite më parë, në 2011-ën, kur Reali fitoi Kupën e Mbretit përballë Barcelonës. Atij i shpëtoi nga duart trofeu ndërsa po bëhej xhiroja e zakonshme me autobus në qytet, duke përfunduar i shtypur nën rrotat e automjetit.

“Unë mund të di disa vende, por nuk i kam telefonuar që nga viti 2011. Të rrëzosh trofeun po kthehet në një modë”, ishte përgjigja me humor e mbrojtësit të Real Madrid.

Related posts

PARA NDESHJES ME SHQIPËRINË/ Milani i uron FAT mesfushorit turk. Ja çfarë shkruan (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ STIVEN GERRARD ofron miliona euro për RONALDON e SHQIPËRISË

Isa.Autor

PO SHKËLQEN ME BARCELONËN/ Drejtuesit e Liverpulit “piketojnë” talentin e katalanasve

Delo.autor

Leave a Comment