Basketball Sport

Bryant vlerëson LeBron James: Ka magjinë për të kontrolluar ritmin dhe energjinë

Kobe Bryant, një nga legjendat e NBA-së, ka folur në një intervistë për “Fox Sport” me superlativa për ish-kolegun LeBron James, që në këtë fazë të play off-it po shkëlqen në fushë me skuadrën e Cleveland Cavaliers. I vetëm “king James” mposhti Indianën në çerekfinale dhe më pas udhëhoqi skuadrën drejt triumfit edhe në gjysmëfinale ndaj Torontos. “Ajo që më mahnit më shumë te LeBron është aftësia e tij për të kontrolluar ritmin e energjinë në çdo ndeshje. Në fazën e play off-it, këto dy faktorë janë thelbësorë dhe ai është në gjendje t’i kontrollojë të dy”, tha Bryant.

Më tej, 5 herë kampioni i NBA-së, shtoi: “Di se si të ndalë kundërshtarët kur shkëputen dhe në këtë drejtim po dominon në fushë gjatë ndeshjeve të play off-it. Dhe ju garantoj se kjo nuk është një gjë e thjeshtë. Loja e tij vijon të evoluojë nga ndeshja në ndeshje dhe tani arrin të administrojë edhe energjinë, punon më mirë me bërrylat. Padyshim që loja e tij ka kaluar në një nivel tjetër, duke ndryshuar shumë nga periudha kur ka luajtur për herë të parë në NBA”, shprehet Bryant.

Si ta ndalësh? Së pari, mjaft e latë të lirë të shkojë nga e majta. Çdo gjuajtje të rëndësishme që bën e realizon nga e majta, është i mahnitshëm, i pandalshëm kur luan dhe gjuan në atë krah. Ndaj, kjo është gjëja e parë që do të bëja, ta ndaloja të luante në të majtë, duke e detyruar që të luajë në një mënyrë tjetër dhe të gabojë sa më shumë”, deklaroi Kobe Bryant.

Related posts

DREJT E NË SHENJË/ Shihni sesi djali i Del Pieros godet ish-legjendën e Juventusit

F.autor

“JAM KËTU, MOS U MËRZIT”/ Futbollisti i Partizanit konfirmon qëndrimin te “Të Kuqtë”

Delo.autor

ËSHTË E FEJUARA E VERSTTAPEN/ Vajza e ish-kampionit dhe me pasion për makinat, kush është Kelly Pike (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment