Futboll Premier League Sport

“Tronditet” Liverpool-i, talenti humb finalen ndaj Realit dhe Botërorin

Pas Oxlade Chamberlain një tjetër lojtar do i mungoj Liverpool-it në këtë fund sezoni.

Dëmtimi i pësuar në ndeshjen me Stoke City-n ka mbyllur sezonin për mbrojtësit anglez, Joe Gomez.

Lajmi është konfirmuar nga vetë skuadra e “The Reds” që në një deklaratë për shtyp ka theksuar se mbrojtësi 20 vjeçar i është nënshkruar një ndërhyrje kirurgjikale në nyjen e këmbës, ndërkohë që ky dëmtim do të la jashtë për një kohë të gjatë.

Gjatë ditës u raportua se ai do të mungonte vetëm në finalen ndaj Realit, ndërsa tani Liverpooli ka qartësuar situatën duke treguar se ai nuk do të jetë në dispozicion deri në muajin korrik, duke bërë që të humb dhe një grumbullim të mundshëm me kombëtaren angleze në Botërorin e Rusisë.

Mbrojtësi është aktivizuar në 29 takime këtë sezon, ku gjashtë prej tyre në Champions League.

Related posts

SFIDA ELIMINATORE NDAJ ISLANDËS/ Kaçe optimist: Nën drejtimin e trajnerit të ri japim…

Delo.autor

“ME SARRIN ISHTE NDRYSHIM TOTAL”/ Rrëfehet Bonucci: Milani më rriti si njeri…

Delo.autor

“SI AI, ASKUSH TJETËR MË PARË”/ Mourinho “bekon” Zidane

Delo.autor

Leave a Comment