Futboll Shqipëri Sport

VUAN NGA TUMORI/ Futbollistët kosovarë bashkohen për ta ndihmuar portierin Beqiri (FOTO)

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës ka vendosur t’i ndihmojë financiarisht portierit Arben Beqiri, i cili është diagnostikuar me tumor në lukth.

Portieri mitrovicas bëri të ditur këtë muaj se është diagnostikuar me tumor në lukth dhe se e ka nisur kimioterapinë, përderisa shtoi se pret që brenda tre muajsh të rikuperohet dhe të kthehet në fushën e blertë.

Për t’i ndihmuar financiarisht në këtë luftë, Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës sot vendosi t’i ndihmojë financiarisht Beqirit, duke bërë thirrje që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe persona të tjerë.

“Sot më 14 janar 2020, prej orës 12:00, në sallën e konferencave të FFK-së dhe në prani të mediave e portaleve vendore, Bordi i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës mbajti takimin informues me kapitenët e ekipeve të futbollit të Superligës së Kosovës, në lidhje me hapat konkrete që do t’i ndërmarrim për t’i dalë në ndihmë shokut dhe kolegut tonë Arben Beqirit, portierit në klubin futbollistik Trepça ’89, i diagnostikuar me tumor në lukth”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës.

“Në këtë takim u mor vendim që në mënyrë të organizuar ta ndihmojmë financiarisht Arbenin.
Ndihma financiare do të bëhet përmes xhirollogarisë së Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës me numër XK051971002104031174.”

“Me këtë rast, ftojmë edhe të gjithë dashamirët e futbollit dhe shoqërinë vendore me vullnet të mirë që t’i bashkohen kësaj iniciative dhe t’i dalim Arbenit krah përgjatë kësaj sfide shëndetësore”.

Gjatë karrierën së tij, Beqiri ka luajtur për disa klube të mëdha në Kosovë, si Trepça ’89, Besa, Llapi e të tjera. Me ekipin pejan, para tri vjetësh Beqiri fitoi edhe Kupën e Kosovës, madje duke qenë heroi i ndeshjes, pasi priti disa penallti.

Related posts

Kjo është ora 5.200 dollarë që do të mbajnë arbitrat e Rusi 2018

Sadik.Autor

“ASKUSH NUK MË KA KËRKUAR”/ Spalletti pasi shpalli Napolin kampion pas 33 vitesh: Nuk e di se kur do të rikthehem

F.autor

RIVALË NË FUTBOLL/ Shqipëria mundet nga Kosova, vendos një gol në pjesën e dytë

Isa.Autor

Leave a Comment