Futboll Sport

Gattuso: Ndaj Juves si një finale Botërori, ndiej presionin e të gjithëve

Si një finale Botërori kështu e konsideron finalen e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit që do të luhet këtë të mërkurë në Romë, trajneri i kuqeznjëve Genaro Gattuso i cili nuk fsheh presionin që ka përpara kësaj supersfide.

“ Ndiej një presion të jashtëzakonshëm, ndiej tifozët dhe futbollistët mbi shpatullat e mija. Për ne kjo ndeshje vlen sa një finale e Kupës së Botës. Duhet të tregohemi të kujdesshëm të luajmë si skuadër dhe të kemi kurajo. Edhe Juventusi ka difekte, por ne duhet të tregohemi thjeshtë perfektë shpresoj të jetë një ndeshje e bukur”.

Optimist për një sukses të Milanit në finalen e Kupës së Italisë u shfaq edhe kapiteni Leonardo Bonucci i cili theksoi se është gjithmonë diçka e bukur të luash ndeshje të tilla duke nënvizuar se është i lumtur që do të ketë përballë Juventusin. Bonucci shtoi se Milani duhet të tregohet një skuadër cinike për të mposhtur bardhezinjtë.

Related posts

EFEKTI IBRAHIMOVIC/ Milan-Sampdoria, ja sa tifozë do jenë në “San Siro”

Delo.autor

Hysaj gjithmonë e më larg Italisë/ Napoli gjen menjëherë zëvendësuesin e tij

Sadik.Autor

RRËFEN SE SI U INFEKTUA NGA COVID-9/ Mihajlovic: Klubet e natës ishin të hapur dhe nuk mund t’i thoja fëmijëve të mi…

Delo.autor

Leave a Comment