Futboll Sport

Vjen dënimi i parë nga FIFA për Rusinë

Rusia duket se nuk i ka punët mirë para se të fillojë Botërori në këtë shtet në qershor

Paul Pogba dhe Ousmane Dembele ishin cak i sulmeve raciste ku ishin quajtur majmun, në ndeshjen miqësore që Franca e zhvilloi kundër Rusisë në mars.

Kështu Federata Ruse e Futbollit është dënuar më 30 mijë franga gjermane për shkak se ka lejuar këngë diskriminuese në miqësoren e Rusisë dhe Francës që u zhvillua në St Petersburg.

Gjatë fitores 3-1 të Francës kundër mikpritësit të Botërorit, mesfushori i Manchester United Paul Pogba dhe sulmuesi i Barcelonës Ousmane Dembele vazhdimisht janë quajtur majmunë nga sektori i fansave vendas.

Pasi ka hulumtuar rastin, komiteti për disiplinë pranë FIFA ka konfirmuar sot përmes mediave se e kanë cilësuar këtë akti si “incident me përmasa raciste” edhe pse në të “kanë qenë të involvuar një numër i vogël i fansave.

“FIFA ka zero tolerancë ndaj diskriminimin dhe është duke marrë një seri masash për ta luftuar këtë gje dhe për ta promovuar diversitetin, përfshirë këtu edhe sistemin anti-diskriminim, i cili është aktiv që nga viti 2015, ku vëzhgon dhe raporton për 871 ndeshjet kualifikuese për Botëror, ndeshjet e Kupës së Konfederatave 2017 dhe tani ndeshjet e Botërorit 2018”, thuhet në komunikatën e FIFA.

“Përderisa ky turne përfshinë edhe Botërorin e 2018, FIFA po ashtu ka marrë hapa ku do të përdoren tri procedura për incidentet diskriminuese, e të cilat lejojnë gjyqtarët që të intervenojnë dhe të ndalojnë këtë sjellje”.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ 80 milionë euro nuk mjaftojnë, Juventus nuk e shet yllin…

Delo.autor

KUR NUK SHËNON, PËSON/ Barcelona del kokëulur nga “Bernabeu”

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Zbulohet merkatoja e Barcelonës, ja 3 emrat që do trajneri Koeman në skuadër…

Delo.autor

Leave a Comment