Futboll Sport

Dëshira e Les Herbiers nuk mjafton, PSG fiton Kupën e Francës

Paris Saint Germain bën tris në këtë sezon. Skuadra e Unai Emery mposhti 2-0 modestët e Les Herbiers në finalen e Kupës së Francës që u zhvillua në Stade de France duke bërë të vetin trofeun e dytë më të rëndësishëm në Francë. PSG e fitoi për herë të 4-t radhazi këtë kompeticion dhe për herë të 12-të në historinë e saj duke përmirësuar rekordin e mëparshëm me 11 trofe.

Skuadra e kategorisë së tretë që i surprizoi të gjithë me mbrritjen deri në finale ishte me fat në 25 minutat e para teksa Parisi u ndal 2 herë nga shtylla dhe një herë nga traversa, dy nga tentativat ishin të Lo Celsos dhe një e Mbappe.

Megjithatë në të 26-ën mesfushori i talentuar argjentinas Giovani Lo Celso korigjoi shenjestrën me një goditje të bukur nga distanca duke kaluar në epërsi kampionët e Francës. Në fillimin e pjesës së dytë Mbappes iu anullua një gol ndërsa për të vulosur triumfin e PSG mendoi i përhershmi Edinson Cavani që në minutën e 74-t kthehu në gol një 11-metërsh. Për t’u përmendur edhe fakti që përpara fillimit të finales, të gjithë futbollistët e të dyja skuadrave u takuan personalisht një e nga një nga presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

Related posts

Pep Guardiola i shtang të gjithë me deklaratën e tij

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester City me “POKER” goalsh, por gjermanët nuk dorëzohen (VIDEO)

Delo.autor

ZBULONI DETAJET E ÇUDITSHME/ Gjeni çfarë nuk shkon tek kjo foto? Keni 1 minutë kohë

Delo.autor

Leave a Comment