Futboll La Liga Sport

Nis operacioni fshesa, Barcelona do largojë tetë lojtarë

Barcelona ka në plan që të largojë në merkaton e kësaj vere tetë lojtarë. Katalanasit kanë zhvilluar një sezon fantastik, pasi siguruan titullin kampion në La Liga dhe Kupën e Mbretit. E vetmja garë që nuk arritën që t’i shkonin deri në fund është ajo e Champions Legue. Blaugranët u eliminuan në fazën çerekfinale nga gjigantët e Serie A, Roma. Ata janë të gatshëm që të paguajnë klauzolën e transferimit të Antoine Griezman për t’a sjellë në “Camp Nou”.

Po për të nisur punën në merkato për afrimin e prurjeve të reja, Barça ka piketuar fillimisht për të larguar nga klubi tetë lojtarë, siç shkruan Sport. Bëhet fjalë për: Lucas Digne, Andre Gomes, Paco Alcacer, Denis Suarez, Aleix Vidal dhe tre lojtarët e tjerë të huazuar, Rafinha tek Inter, Munir El Haddadi tek Alaves dhe Gerard Deulofeu te Watford. Të gjithë janë në listen e “zezë” të Valverdes për t’u larguar nga “Camp Nou”.

Përveç këtyre, listës i është përfshirë së fundmi edhe ylli francez, Ousmane Dembele. 20-vjeçari iu bashkua katalanasve verën e kaluar për 95 milionë paund por ka qenë i pafat pasi pësoi një dëmtim dhe iu desh kohë që të rikuperohej që më pas t’i bashkohej grupit. Dembele u transferua nga Borussia Dortmund për të zëvendësuar Neymar, i cili la “Camp Nou” dhe u bashkua me Paris Saint-Germain në verë.

Një pistë për lojtarin është ajo e Premier League, pasi trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka konfirmuar interesin për të marrë shërbimet e sulmuesit të “Gjelave”.

Related posts

LIVE/ Laçi-Tirana, Ndizet sfida. Shtubina shënon dhe ngushton shifrat për kurbinasit

Delo.autor

Kupa e Botës/ Modriç shënon golin e dytë ndaj Nigerisë

Sadik.Autor

SHËNON GOLIN E PARË “KUQEZI”/ Por ja pse Paqueta nuk feston (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment