Futboll Sport

Anglia, favoritja e pestë për të fituar Botërorin e Rusisë

Studimi i tyre u bazua te numri i ndeshjeve të lojtarëve të përfshirë në kampionatet vendës që nga korriku i vitit 2017 në profil klubesh, duke e nisur me Spanjën fituese të vitit 2010 që ndodhet në krye të listës, e cila ndiqet nga Brazili dhe Franca.

Gjermanët, kampionët në fuqi të Botërorit janë renditur të katërtët në tabelën e CIES, ku Anglia ka më shumë shanse se Belgjika (rivale në grupin B) për të ngritur lartë trofeun e Botërorit, më shumë se finalistët e vitit 2014, Argjentina dhe më shumë se kampionët e Europianit të vitit 2016, Portugalia.

Lojtarët e kombëtares së “Tre Luanëve” gjatë periudhës kualifikuese kanë qenë të angazhuar në 74% të ndeshjeve të kampionatit, një shifër që është dukshëm më e lartë nga Spanja, Brazili, Danimarka dhe Japonia.

23 lojtarët që janë aktivizuar më shumë gjatë periudhës kualifikuese te Spanja kanë luajtur 81.1% të ndeshjeve të kampionatit, figura më e kompletuar e një kombëtareje prej 32 shtetesh që do të marrin pjesë në Botërorin e Rusisë.

Për më tepër, “niveli mesatar sportiv i klubeve” është më i larti, pasi skuadrat e tyre përfshijnë lojtarë që kanë fituar Champions League, Real Madrid, apo që kanë fituar La Liga-n, Barcelona dhe një klub që sapo ka kremtuar fitimin e titullit në Premier League, Manchester City.

Panamaja, shtet me të cilin Anglia do të përballet në ndeshjen e dytë në grup në Rusi, duhet të konsiderohet si kombëtarja më e plakur në këtë edicion, pasi mosha mesatare e tyre është 29.4 vjeç, ndërsa Anglia e ka mesataren 25.9 vjeç, e treta më e re pasi në vend të parë dhe të dytë ndodhen respektivisht Gjermania dhe Nigeria.

Të gjithë lojtarët e grumbulluar nga Southgate që u përdorën gjatë periudhës kualifikuese vijnë nga klubet që militojnë në Angli, ndërsa të njëjtën gjë e ka bërë dhe Arabia Saudite, i cili është i vetmi shtet që ka zgjedhur lojtarët nga kampionati i vet kombëtar.

Related posts

PËRGJIGJE NEGATIVE/ Inter refuzon ofertën e Barcelonës për Lautaron. Ja çfarë propozuan “katalanasit”

Delo.autor

E “lënë mendt Realin”! Do ta transfrojë yllin 200 milionësh të Premier League

Sadik.Autor

NUK PËRMBAHET BALAJ/ “Bomberi” kuqezi qëllon dy herë në shenjë para grumbullimit me Shqipërinë

Delo.autor

Leave a Comment