Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Mourinho ka besim te rikuperimi i Ferguson

Jose Mourinho thotë se Manchester United ka besim te rikuperimi i shpejtë i Alex Ferguson teksa trajneri legjendar mbetet në spital pas hemorragjisë cerebrale.

Nuk ka asnjë të re mbi gjendjen e tij që prej ditës së martë kur është raportuar se operacioni i tij ka qenë i suksesshëm.

Por teksa ishte hezitues për të ofruar detaje të reja, Mourinho tha se informacioni i fundit që ka marrë ka qenë inkurajues.

Dyshja ishte së bashku në publik vetëm një javë më parë kur nderuan Arsene Wenger në Old Trafford.

“Është një çështje private. Familja e tij ka kërkuar për privati dhe unë do ta respektoj këtë gjë,” shprehet Mou.

“Klubi është optimist, shumë optimist. Kemi besim. I gjithë ekipi ka reaguar në mënyrë pozitive pas lajmeve të reja.”

Djajtë e Kuq do të ndeshen me West Ham në ndeshjen e parafundit të kampionatit të enjten.

Related posts

Kapiteni Shameti i ka idetë e qarta: Ta zgjidhim që në Shkodër çështjen e kualifikimit në Champions

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Irlanda Veriore-Holandë. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

SULMON “BOMBERIN” LUKAKU/ Cassano: Ai kurrë nuk mund të jetë një kampion i rafinuar

Delo.autor

Leave a Comment