Boks Sport Të tjera

Pesha e lehtë, Lomachenko sfidon Linares për titullin kampion

Ditën e shtunë (12 maj), në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut do të luhet sfida për titullin kampion bote në peshën e lehtë mes kampionit aktual Jorge Linares dhe sfidandit Vasyl Lomachenko. Mediat botërore e konsiderojnë këtë sfidë si më të rëndësishmen që ky sport ka ofruar deri më tani gjatë 2018-ës, një vit i vakët me përballje të mëdha. Venezueliani Linares (44 fitore e 3 humbje) mban titullin kampion bote të kategorisë WBA, ndërsa ukrainasi Lomachenko (10 fitore e 1 humbje) është kampion olimpik i kësaj peshe në Lojërat e Pekinit dhe më pas atyre të Londrës.

Në sfidën “pound per pound”, Lomachenko duket shumë më lart se sa Linares, si nga ana teknike ashtu dhe për shpejtësinë e lëvizshmërinë në ring si dhe preçizionin në goditje. Gjithsesi, për të dy boksierët kjo ka për të qenë një përballje e vështirë dhe shikuesit presin një duel të madh mes Linares dhe Lomachenko edhe pse ky i fundit konsiderohet favorit nga bastexhinjtë. Ukrainasi kërkon një duel të shpejtë, që ta mbyllë atë në raundet e para, ndërsa Linares ka treguar se jep më të mirën me kalimin e raundeve, duke treguar se është një boksier që duron dhe godet në fund.

Related posts

SUPERSFIDA JUVE-INTER/ “Bomba” e DYBALËS ngroh DIMRIN dhe  “sfidon” WANDËN (FOTO)

Isa.Autor

“TË FUTEMI NË FUSHË PËR TË FITUAR NDAJ LAÇIT”/ Egbo: Nuk kam frikë të them jemi për titull, por…

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Kukësi nuk ndalet me goditjet, “dhurata” për Longon është ish-lojtari i Skënderbeut…

Delo.autor

Leave a Comment