Gossip Sport

Kobe Bryant fiton çmimin “Sports Emmy” me flmin e tij “Dear Basketball”

Pasi fitoi dy muaj më parë çmimin “Oscar” me filmin e tij vizatimor “Dear Basketball” (I dashur basketboll), Kobe Bryant rrëmbeu sot një tjetër çmim, atë të “Sports Emmy Awards”. Një film vizatimor me metrazh të shkurtër, që është frymëzuar nga letra e lamtumirës që Kobe Bryant shkroi 3 vite më parë, kur vendosi të lërë basketbollin, pas 20 sezonesh në NBA me Lakers, ku dhe fitoi 5 tituj kampionë.

Ky film u realizua në bashkëpunim me mjeshtrin e filmave vizatimorë Klen Keane, që ka shkruar edhe “Bukuroshja e Fjetur” apo “Sirena e Vogël”, ndaj ky kombinim me Bryant ishte i jashtëzakonshëm dhe triumfues. Filmi vizatimor “I dashur basketboll” tregon në pak minuta karrierën e Kobe Bryant në këtë sport, që kur ishte fëmijë dhe deri kur vendosi të largohet. Bryant është një nga legjendat e NBA-së.

Related posts

INCIDENT DIPLOMATIK/ Kombëtarja turke pritet në mënyrë skandaloze në Islandë (VIDEO)

Delo.autor

“NA MUNGOJNË 8 PENALLTI”/ Analiza e Gilman Likës: Ka dashakeqësi, gjykimi na shkatërroi

Delo.autor

MESSI KAPET KEQ ME LOJTARIN E HOLANDËS/ Shpërthen para mediave: Çfarë po shikon budalla?!

F.autor

Leave a Comment