Futboll Seria A Sport

SERIE A/ De Vrij: Te Lazio nuk më flasin, zero shanse për rinovim

Qendërmbrojtësi holandez i Lazios, Stefan De Vrij ka folur edhe njëherë për mundësitë e rinovimit me klubin roman. Këtë herë holandezi ka qenë i prerë, duke thënë se mundësitë që të vijojë karrierën te Lazio, edhe pas përfundimit të sezonit, janë më të pakta se zero.

“Me Lazion e mbyll më 20 Maj, pas ndeshjes së fundit të kampionatit. Mundësitë e rinovimit me klubin bardhekaltër janë zero, ose më pak se zero. Drejtuesit e klubit nuk më flasin prej kohësh, por pavarësisht kësaj unë vijoj të sillem si profesionist, deri në ditën e fundit të kontratës time me Lazion”, deklaroi De Vrij.

Për qendërmbrojtësin holandez ka një sërë skuadrash të Interesuara, si Barcelona, Manchester United dhe Inter, ndërsa mediat italiane këmbëngulin se do të jenë pikërisht zikaltrit, klubi i ri i De Vrij.

Related posts

TRAGJIKE NË “RALLY DAKAR 2020″/ Edwin Straver nuk ia del, konfirmohet vdekja e tij 8 ditë pas aksidentit

Delo.autor

Yjet që u “zbehën” në këtë Botëror, formacioni me 11 “zhgënjyesit” më të mëdhenj

Isa.Autor

DEL E VËRTETA/ SHERRI pas ndeshjes: PAMJET E REJA tregojnë se McGregor ka goditur…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment