Futboll Sport

Fadil Vokrri do të varroset me ceremoni shtetërore

Fadil Vokrri do të varroset nesër me ceremoni shtetërore.

Lajmin e ka konfirmuar zëvëndëskryeministri, njëherit ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli.

 

“Në bazë të kompetencave të mija, kam autorizuar Protokollin e shtetit që të organizojë ceremoni shtetërore të varrimit, në shenjë nderimi për legjendën e sportit tonë.

 

Republika e Kosovës e ka për obligim nderimin dhe respektin për figurën e Fadil Vokrrit.Vokrri i dha frymë edhe shtetësisë së Kosovës duke u angazhuar cdo moment për ndërkombëtarizimin e sportit tonë.

Pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA pa dyshim ishte meritë e angazhimit të tij të madh. Emri i tij i respektuar në futbollin evropian i mundësoi Kosovës qasje më të lehtë aty ku e ka vendin, andaj Vokrri meriton nderimin dhe respektin e të gjithëve” shkruan Pacolli në njoftim.

Vokrri do të varroset nesër në orën 17:00.

Related posts

“SITUATA E KRIJUAR NGA KORONAVIRUSI NUK NA KA BËRË MIRË”/ Orges Shehi: Ju tregoj dyshimet që kam për Kombëtaren

Delo.autor

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Koeman: Kjo Barcelonë nuk më përshtatet

Delo.autor

DEKLARATA BEFASUESE NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Presidenti i Barcelonës rrëfen: Më duhet të pranoj se “Djajtë e Kuq”…

Delo.autor

Leave a Comment