Futboll Sport

Siguruan një pikë në Shkodër, ja sa miliona përfiton Kamza

Pika e marrë dje në Shkodër ka qetësuar situatën te skuadra e Julian Ahmatajt. “Duke vendosur zemrën në fushë, arritëm një barazim me vlera. Nuk duam të gjykojmë as arbitrat dhe as dhuratat ndaj kundërshtarëve. Vazhdojmë përpara duke parë ekipin dhe forcën tonë. Të tjerat i gjykon vetë opinioni sportiv në të gjithë Shqipërinë.

Ne ishim betuar se s’do të dorëzoheshim dhe të bashkuar luftuam dhe do të luftojmë deri në fund”, citohej dje në faqen zyrtare të Kamzës në “Facebook”.

Ndërkohë, “Panorama Sport” mëson se drejtuesit e klubit kanë njoftuar ekipin se sot do të shpërndajnë një premio të majme për pikën e marrë në transfertë ndaj Kamzës dhe Vllaznisë. Bëhet fjalë për 20 milionë lekë të vjetër, që skuadrës i është premtuar nga vetë drejtuesit.

Related posts

NGA LAMTUMIRA TEK RINOVIMI/ Muller zbulon të vërtetën: Ka qenë e vështirë dhe natyrisht më ka bërë…

Delo.autor

ALEKSI GATI PËR EKIPIN E LUFTËTARIT/ Ndaj Laçit luhet pa tifozë

Isa.Autor

Rrëfimi tronditës i Douglas Costa-s: Humbëm qëllimisht, sepse do të kishim vdekur

Q.Autor

Leave a Comment