Bundesliga Futboll Sport

MERKATO E JANARIT/ Rummenigge: E ardhmja e James DELIKATE, do përdorim “BARUTIN” që kemi në dispozicion

Presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka dhënë një intervistë të gjatë për televizionit Sport 1 mbrëmjen e së enjtes dhe ndër të tjera ka prekur edhe temën më të rëndësishme për tifozët bavarezë, atë të planeve të klubit për rindërtimin e skuadrës në të ardhmen e afërt.

“Bayern duhet dhe do të bëjë diçka, por mendoj se ne kemi ende një skuadër shumë të mirë në këtë moment. Nuk e shoh kaq dramatike, po ky ekip para 6 muajsh shpallej kampion me 21 pikë avantazh, ndërsa kanë ardhur edhe të rinj si Goretzka, Renato Sanches e Serge Gnabry. Do të veprojmë, në janar apo me shumë gjasa në verë, Salihamidzic po punon dhe jam shumë i qetë. Financiarisht jemi në gjendje të shkëlqyer, ndaj nëse do të jetë e nevojshme, do ta përdorim ‘barutin’ që kemi në dispozicion”, tha Rummenigge.

Gjithsesi, bosi i Bayern-it këmbëngul se klubi bavarez nuk do ta tradhtojë filozofinë e vet, duke refuzuar të futet në garën e çmendur të shpenzime të tipit Neymar-PSG: “Verën e shkuar tregu u çmend, u regjistruan shifra absurde si për Neymar, Mbappé e të tjerë, por te Bayern-i kemi një filozofi dhe i qëndrojmë besnikë, duke marrë vendime racionale dhe me bazë financiare solide. Në ankande të çmendura nuk futemi, nuk do të bëjmë kurrë shpenzime si për Neymar”.

Një tjetër temë delikate është e ardhmja e mesfushorit kolumbian James Rodriguez, për të cilin Rummenigge tha: “Mendoj se James luajti futboll fantastik sezonin e shkuar, ishte ndër më të mirët për ne. Kam ende në mendje paraqitjen fantastike të tij kundër Realit në Champions League. Të gjithë mendojmë se është një lojtar i mrekullueshëm, për fat të keq ai është dëmtuar dhe nuk do të luajë më këtë vit. Në janar e tutje do të zbavitemi sërish me të në fushë. E ardhmja e tij? Kemi një marrëveshje, ku ekziston një opsion që mund ta ushtrojmë deri në 15 qershor 2019. Jemi në nëntor, nuk ka kuptim të flasim që tani për këtë çështje. Do të vendosim në momentin e duhur, por me siguri jo më të ardhmen e afërt. Nuk ka pse të nxitohemi, duke parë klauzolën që kemi në kontratën e huazimit të tij nga Reali”.

Rummennigge për Oliver Kahn, i përfolur si kandidat për pasuesin e Uli Hoeness: “Nuk e takoj prej muajsh dhe nuk e kam idenë çfarë planesh ka për të ardhmen. Janë çështje personale dhe diskutohen e vendosen nga Bordi Drejtues”.

E ardhmja e vetë Rummennigge-s, i cili ka kontratë deri në 2019? “Mund të them që Uli dhe Bordi më kanë kërkuar të rinovoj dhe do ta bëj së shpejti”.

Franck Ribéry dhe shuplaka e famshme dhënë një gazetari francez pas humbjes në Dortmund: “U ndjemë keq për atë ngjarje, por mendoj se erdhi edhe nga gjendja e rënduar emocionale pas asaj disfate. Franck ishte shumë i tensionuar, por ka kërkuar falje dhe historia është mbyllur tashmë”.

Related posts

MILAN-TORINO/ Pas 13 minutash lojë, Giroud ndëshkon me kokë për “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

Rrëfehet Kane: Në jetë askush nuk ta zgjat dorën, doja t’i tregoja familjes se mundi i tyre nuk shkoi dëm

Q.Autor

2 SFIDAT KUALIFIKUESE “EURO 2020″/ Islanda shpall listën, ja emrat nga ekipi i ëndrrës së Europianit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment