Futboll Sport

Ringritja e Teutës, durrsakët të avantazhuar për mbijetesën

6 gola në 4 ditë për të shpëtuar një sezon. Teuta kreu një hap vendimtar drejt mbijetesës duke iu larguar flakëve të Kategorisë së Parë. Diferenca me Vllazninë është vetëm 2 pikë, por kalendari i buzqesh durrsakëve. Në fundjavë vjen sfida me Skënderbeun që e ka siguruar matematikisht titullin dhe rrjedhimisht nuk do të ketë motivim maksimal, më pas Lushnja e dorëzuar e në fund transferta e Laçit, me kurbinasit që do të jenë të fokusuar tek finalja e Kupës.

Triumfi kundër Kukësit ishte jetik për Djemtë e Detit. Paraqitjet e Teutës në këtë periudhë kanë qënë të denja për një skuadër që lufton për Europën, 5 fitore , 2 barazime dhe vetëm një humbje.

Në 2 ndeshjet e fundit Begejës i ka ardhur në ndihmë edhe një goleador i improvizuar si Ante Hrkac. Mesfushori me tipare mbrojtëse ka veshur petkun e liderit duke gjetur rrugën e rrjetës si ndaj Partizanit po ashtu edhe kundër Kukësit. Megjithatë skuadra durrsake po funksionon në mënyrë thuajse të përsosur në grup dhe jo thjesht në aspketin individual. Hila e Cyrbja kanë gjetur formën optimale në momentin më të rëndësishëm të sezonit, Moçka e ka ndihmuar skuadrën në kuadrat por edhe në realizimin e golave, pra “timoni i anijes” po xhiron në kahun e duhur tek “Djemtë e Detit”. Ende nuk ka përfunduar beteja e ashpër për mbijetetsë, por sot shanset kreditet e Teutës për të qëndruar mes elitarëve janë shumë më të larta se të Vllaznisë e Kamzës, vetëm pak javë më parë situata ishte krejt tjetër.

Related posts

TIRANA-LAÇI/ Mazrekaj realizon një SUPER GOL nga goditja e dënimit dhe zhbllokon sfidën ndaj “Bardhebluve” (VIDEO)

Delo.autor

PAMJE THUMBUESE E KLUBIT TË TIRANËS PËR STARTIN/ Por nuk u tregon tifozëve se ku do presin Kukësin… (VIDEO)

Delo.autor

Koke: Pa Fernando Torres, Atletico Madrid ka humbur legjendën e saj

Sadik.Autor

Leave a Comment