Futboll Ligue 1 Sport

PSG ka frikë, në qershor do të mësojë verdiktin sesi do të procedohet me klubin francez

Drejtuesit e Paris Saint-Germain janë pesimistë në lidhje me rezultatin e hetimit të nisur nga UEFA kundrejt klubit për shkeljen e “fair play”-it financiar. Vendimi pritet të dalë në fillimin e muajit qershor.

Sipas “L’Equipe”, klubi francez duket se është përgatitur për një ndëshkim të ashpër, që mund të jetë i ngjashëm me atë të 2014-ës, kur UEFA i kërkoi të mos kalonte deficitin prej 60 mln eurosh mes shitjeve dhe blerjeve.

Një limit që është tejkaluar nga klubi në tre vitet pasues (92,2 milionë në 2015, 78,7 në 2016 dhe 144 në 2017) dhe që rrezikon të komplikojë seriozisht merkaton e ardhshme të verës.

Ndër të tjera, nuk është llogaritur akoma në bilanc blerja e Kylian Mbappe: sulmuesi i ri francez është marrë verën e kaluar nga Monaco me formulën e huazimit dhe me detyrimin për t’u blerë në verën e 2018-ës për 180 milionë euro.

Një situatë që mund të vërë në vështirësi PSG-në, duke e detyruar të shesë njërin mes Mbappe ose Neymar. Alternativa do të ishte shitja e shumë lojtarëve të tjerë për të rregulluar bilancin, por për momentin kjo hipotezë nuk duket e realizueshme.

Related posts

NGA DE JONG TEK KYLIAN MBAPPE/ Messi zgjedh 15 talentet e futbollit nga të cilët pret shumë, ja emrat

Delo.autor

Në “Camp Nou” luhet ndeshje e madhe/ Barcelona pret si kundërshtar një “ish”

Isa.Autor

ZYRTARE/ Sulmuesi argjentinas prezantohet tek Interi

Isa.Autor

Leave a Comment