Futboll La Liga Sport

Juventus dhe Atletico nisin garën në merkato…

Ideja ka kohë që qarkullon, por në ditët e fundit ka pasur zhvillime të mëdha: ka shumë gjasa që Alvaro Morata mund të rikthehet te Juventus. Sulmuesi spanjoll, pas një sezoni shumë të vështirë te Chelsea, ka ndërmend të largohet edhe nga Londra, qoftë për arsye sportive, qoftë për jetën private. Bashkëshortja e tij, që nuk jeton në Angli, do të sjellë në jetë dy binjakë në verë.

Juventus nuk e ka harruar Morata, që pati sukses në dy vitet e kaluara në Torino dhe Beppe Marotta ia ka hapur derën rikthimit dhe duket se ka gjetur marrëveshjen me klubin e Roman Ambramovich.

Juventus ka kërkuar futbollistin për 60 milionë euro, që sipas “The Sun” do t’i paguajë në tre sezone, si për të zbutur disi investimin e Chelsea, që pagoi 80 milionë është për sulmuesin gjatë verës së kaluar.

Por Juventus do të ketë një konkurrent të fortë, Atletico Madrid. Diego Simeone kërkon një sulmues pas largimit të Griezmann dhe nëse nuk merr Edinson Cavani, atëherë do të hidhet në sulm për Morata, një sulmues që i pëlqen shumë trajnerit argjentinas.

Related posts

PASKA QENË ROMANTIK PANUCCI/ Trajneri zbulon si u njoh me partneren: I mora të fejuarën SHOKUT të…

Isa.Autor

EURO 2020/ Nënkampionët e Botës mposhtin me përmbysje Gjeorgjinë

Delo.autor

SERIE A/ Sarri i tregon gishtin e mesit tifozëve të Juventusit!!!

Sadik.Autor

Leave a Comment