Futboll Ligue 1 Sport

Të gjithë duan 17-vjeçarin më të mirë të planetit që luan në Championship…

Klubi kampion i Francës, Paris Saint-Germain është futur në garë për të marrë “adoleshentin e artë” të Fulham, Ryan Sessegnon.17-vjeçari, i cili ka bërë një tjetër sezon të mrekullueshëm në Championship, konsiderohet si futbollisti më premtes i planetit dhe do të jetë pjesë e Anglisë në Kupën e Botës 2018. Shumë klube në Angli kanë bërë oferta për të.

Sipas “The Mirror”, Tottenham dhe Manchester United janë gati të plotësojnë kërkesat financiare të Fulham, por në orët e fundit hyrë në garë edhe Parisi.

Sessegnon mund të luajë si mbrojtës ose si mesfushor i majtë dhe ka shënuar plot 15 gola në një kampionat të vështirë si është Championship, kategoria e dytë në Angli.

Për të mendohet se do të ndjek gjurmët e Gareth Bale dhe klubi që dëshiron ta marrë do ta paguajë rreth 60 milionë euro, por ku çmim pritet të rritet më tej.

Related posts

MANCHESTER CITY-CHELSEA/ Pas një gabimi në mbrojtje, Sterling ndëshkon “Blutë e Londrës” me penallti (VIDEO)

Delo.autor

BLERJET E MËDHA DHE YJET JANË NË KASAFORTË/ Klauzola mostruoze e “Pleshtit”, por e kalon edhe… Valverde

Delo.autor

ZYRTARE/ Calhanoglu arrin akordin me Inter dhe prezantohet tek muzeu i trofeve. Ja detajet e kontratës…

Delo.autor

Leave a Comment