Futboll La Liga Sport

Perez e ka vendosur blerjen e parë, nuk është Neymar

Edhe pak javë mungojnë për nisjen e merkatos verore dhe drejtuesit e Real Madrid po punojnë për të realizuar goditje të mëdha. Në fund të fundit te Real-i o blejnë yje ose nuk blejnë fare. Por pavarësisht asaj që përflitet në mediet e ndryshme, nuk është Neymar objektivi i parë për të cilin presidenti Florentino Perez do të bëjë ofertën e parë.

Pavarësisht paraqitjeve të mira që ka bërë këtë sezon portieri Keylor Navas nuk e bind presidentitn, i cili është i vendosur që të sjellë në Madrid Alisson Becker nga Roma. Braziliani i ka të gjitha për t’u shndërruar në yllin e radhës që mbërrin në “Bernabeu” dhe sipas raportimeve në shtypin spanjoll presidenti është i gatshëm t’i paguajë 60 milionë eurot që kërkon Roma.

Mbetet për t’u parë nëse Navas do të qendrojë për t’i bërë konkurrencë Alisson-it, apo roli i portierit të dytë do t’i besohet të riut Kiko Casilla. Synimi i madrilenëve është që të mbyllin marrëveshjen me Alisson para nisjes së Botërorit

Por nëse një lojtar vjen, një tjetër mund të ikë. Prestigjozja “Don Balon” raporton se kapiteni Sergio Ramos i ka thënë një lajm konfidencial drejtuesve të klubit, duke i vënë në dijeni se Paris SG po përpiqet që të ‘rrëmbejë’ Casemiro-n nga Madridi, edhe për t’u hakmarrë në një farë forme për përpjekjet e Perez për të marrë Neymar.

Klubi parizien e konsideron mesfushorin brazilian si tepër të rëndësishëm për të ndërtuar një skuadër të fortë edhe në prapavijë dhe mes tij e Busquets ka vendosur që të provojë blerjen e të parit. Casemiro është një prej emrave kyç në skemat e Zidane dhe Reali vështirë se mund të lejojë largimin e tij, por nuk do të ishte hera e parë që në Madrid zgjedhin të largojnë ‘të fortin’ e formacionit, siç u bë me Claude Makelele në vitin 2003. Në llogaritjet për një projekt të ri sportiv Casemiro mund të mos duket i rëndësishëm për drejtuesit, të cilët për shumën e duhur mund ta lënë të largohet.

Related posts

Barcelona apo Atletico Madrid? Zbulohet vendimi i Antoine Griezmann

Sadik.Autor

REALI e BARÇA dy “mbretërit” e penalltive të dhëna në Champions, ndërsa RONALDO…

Isa.Autor

NISIN PËRGATITJET PËR RIFILLIMIN E SEZONIT/ Në kampionatin anglez konfirmohen 10 raste pozitive me Koronavirus

Delo.autor

Leave a Comment