Futboll Premier League Sport

Pasuesi i Wenger/ Arsenal zbulon pesë kandidatët kryesorë për pankinën

Arsenal-i nuk ka zyrtarizuar ende zëvendësuesin e Arsene Wenger-it, por ka reduktuar listën e emrave të kandidatëve që mund të marrin këtë pankinë, janë vetëm pesë të tillë. Mes emrit të ish-trajnerit të Barcelona-s, Luis Enrique, që është aktualisht pa ekip, më poshtë do të shihni dhe disa surpriza.

Tjetër spanjoll, Mikel Arteta, aktualisht zëvendës i Pep Guardiola-s te Manchester City, pas tij një tjetër emër jo pak i njohur, Patrick Vieira që është në udhëheqjen e New York City-t në SHBA. Ndërkohë që dihet se një nga kandidatët potencial është dhe Massimiliano Allegri, aktualisht udhëheqësi i Juventus-it në Seria A, skuadër me të cilën ka fituar mbrëmë Kupën e Italisë kundër Milanit.

Padyshim, emri që ngjall interes është dhe gjermani Joachim Low, aktualisht drejton kombëtaren e Gjermanisë dhe po përgatitet për Botërorin e Rusisë, ku “Pancerat” janë një nga ekipet që kanë hedhur kandidaturën për të fituar trofeun më të madh të futbollit në planet.

Aksioneri që ka mazhorancën e investimeve në klubin londinez, Stan Kroenke, sheh me sy të mirë spanjollin Luis Enrique, që gjithashtu pëlqehet nga shefi i klubit anglez, Raul Sanllehi. Por, Enrique mund të kërkojë një pagë shumë të lartë, gjë që nuk është në përputhje me kushtet e “Topçinjve”, të cilët mund ta largojnë këtë kandidaturë për këtë arsye.

Megjithatë, sipas ‘Daily Mail’, ky është opsioni më i fortë dhe profili që mund t’i përshtatet më tepër klubit, por në këtë pikë po fitojnë terren dhe emra si Vieira dhe Arteta, por pa harruar dhe një emër tjetër në listë, trajneri i Hoffenheim, Julian Nagelsmann, 30 vjeç, mik i Sven Mislintat.

Related posts

LËSHOHET BOMBA NGA ITALI/ Napoli synon në merkaton e ardhshme tre yjet e Los Blancos, ja emrat e bujshëm

Delo.autor

SFIDA NDAJ MIDITLAND NË CHAMPIONS/ Mbrojtësi Gjimshiti: Kemi punuar për kompaktësinë e kësaj mbrojtjeje pasi…

Delo.autor

BATUTË E LEZETÇME ME EDIN DZEKON/ Rikonfirmohet mbret i barcaletave, Totti gabon ditën e derbit

Delo.autor

Leave a Comment