Futboll La Liga Sport

E pabesueshme/ Balotelli drejt transferimit në kampionatin gjerman

Mario Balotelli do të largohet nga skuadra franceze Nice. Sulmuesi italian këtë gjë tanimë ia ka konfirmuar klubit francez që do të largohet në fund të sezonit.

Super Marios do t’i skadojë kontrata me Nicen dhe do të largohet si futbollistë i lirë nga Ligue 1. E ardhmja e tij lidhet me kampionatin italian Serie A. Por së fundmi në garë për të është futur edhe gjiganti gjerman Borussia Dortmund.

Trajneri aktual i Nice, Luciane Favre është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Dortmundit. Në shtetin gjerman kanë shkruar se në rast se Favre merr drejtimin e Dortmundit ka kërkuar transferimin e Balotellit. Gjithsesi gara për lojtarin është e madhe pasi për të interesohen edhe Roma, Juventus, Inter dhe Napoli.

Related posts

I VË VETES NJË QËLLIM/ Solskjaer: Pogba është një lojtar shumë i mirë, dua që…

Isa.Autor

PO SHKËLQEN NË FRANCË/ Mesfushori shqiptar shndërrohet në lider, Ajaccio i beson shiritin e kapitenit

Delo.autor

Intervista e plotë e Shaqirit: Dua të fitoj tituj

Sadik.Autor

Leave a Comment