Futboll Premier League Sport

Lukaku për trajnerin: I thashë ik pirdhu, nuk luaj më për Belgjikën…

Romelu Lukaku ka treguar për debatin e ashpër që ka pasur me ish-trajnerin e Belgjikës, Marc Wilmots. Wilmots ka kaluar katër vite në krye të Belgjikës, por nuk arriti të jetë i suksesshëm me atë që quhej “brezi i artë” dhe u eliminua në çerekfinalet e Kupës së Botës 2014 dhe Euro 2016.

Lukaku pranoi se nuk do të ishte më pjesë e Belgjikës nëse Wilmots do të kishte qëndruar si trajner, pavarësisht se kishte qenë gjithmonë qendërsulmuesi titullar i kombëtares së vendit të tij.

“Më aktivizonte, por nuk kishte kurrë besim tek unë, – tha Lukaku. – E dija që do të isha titullar në Euro 2016, por e dija se ai nuk donte që kjo të ndodhte, por ishte një imponim nga stafi teknik i federatës dhe shokët e ekipit. Kësisoj një ditë, pas humbjes ndaj Islandës, i thashë: Ik pirdhu, mos më thërrit më. Nuk luaj më për ty te Belgjika.”

Sulmuesi i United: “Për mua është gjithmonë një kënaqi kur luaj për Belgjikën, por me një trajner të tillë karriera ime në kombëtare do të ishte mbyllur. Fatmirësisht tani punojmë me Martinez dhe Henry. Kemi rigjetur dëshirën dhe entuziazmin.”

Related posts

FORMULA 1/ Ferrari “fiket” në kualifikuese, Hamilton niset i pari në Hockenhaim

Delo.autor

REFUZON OFERTËN E PARË BARCELONËS/ Ja çfarë kërkon Sheiku për të shitur Neymar

Delo.autor

E BUJSHME/ Lojtari me origjinë shqiptare firmos parakontratë me klubin turk, ja ku do luajë sezonin e ardhshëm…

Delo.autor

Leave a Comment