Futboll Sport

MIQËSORE/ Një gol me mbrojtjen në gjumë, “Gladiatori” Gjasula mund rivalët e Partizanit

Partizani do të vazhdojë pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës me një përballje shumë të vështirë në turin e dytë të turneut, pasi përballe ka një skuadër me emër dhe me pretendime si Bazeli, të mësuar me pjesëmarrjen në fazën në grupe të aktiviteteve ndërkombëtare. Të kuqtë janë në formë optimale dhe kanë siguruar dy fitore mjaft të mira në turin e parë ndaj Sfintul Gheorge, ndërsa për rivalët e tyre që nuk kanë luajtur ende ndeshje zyrtare, prova e fundit para duelit me të kuqtë ka përkuar sot me humbjen e dytë gjatë fazës përgatitore.

Bazeli ka luajtur sot një miqësore ndaj Hamburgut të Klaus Gjasulës, në të cilin është mundur me shifrat 1-0. Goli i vetëm i ndeshjes për skuadrën e Bundesligës 2 është shënuar nga Uintzhaimer në pjesën e parë të takimit, në një aksion ku gjeti “në gjumë” mesfushën ku rreshtohej edhe Taulant Xhaka, e prapavijën e zviceranëve, e cila pa sulmuesin të shkonte drejt portës.

Helvetët u munduan të kthenin fatin e sfidës në pjesën e dytë, por Hamburgu u mbrojt mirë dhe nuk la shumë hapësira, me Gjasulën që luajti në 30 minutat e fundit të këtij dueli, duke evituar një përplasje të mundshme Xhakën i cili kishte lënë fushën e lojës pak çaste më parë.

Për Bazelin kjo ishte humbja e dytë në fazën përgatitore pas asaj 3-2 me Thun, ndërsa ka mundur Grasshoper dhe Strasburg me rezultatin 1-0, si dhe ka barazuar 4-4 me Dinamo Kiev e 3-3 me Arau.

Related posts

DEL KUNDËR KRITIKËVE/ Mbrojtësi Alaba mbron pozicionin e vet tek Bayern Munich

Delo.autor

“YLLI” I MILANIT BËHET BABA/ Një MOTIV më shumë për të fituar kundër JUVES (FOTO)

Isa.Autor

Hazard drejt largimit nga Chelsea, për belgun shfaq interes Reali dhe City

Sadik.Autor

Leave a Comment