Sport

Ferrari, Vettel: Titulli kampion? Flasim sërish në tetor…

Sebastian Vettel shkel frenat, por vetëm ato të entuziazmit. Tifozët e Ferrari ëndërrojnë titullin botëror, por piloti gjerman driblon argumentin: “Eshtë shumë shpejt për të folur, duhet të shohim cila do të jetë situata në tetor. Sigurisht që kampionati është shumë pasionant dhe për ne nuk është interesante që edhe kur nisesh i pari, edhe kur nisesh i gjashti sivjet mund të luftosh për fitore.”

Tanimë e ka radhën Çmimi i Madh i Barcelonës: “Vendet e para janë shumë pranë njëri-tjetrit. Sivjet ka detaje shumë të vogla që mund të bëjnë diferencën, disa pas dite. Në mes të sezonit të gjithë do të kenë më shumë të dhëna dhe do të lexojmë më mirë situatën.”

Në Spanjë, makina Ferrari do të prezantojë edhe një zgjedhje të re aerodinamike për pasqyrat: “Eshtë një zgjedhje interesante. Për mendimin tim Halo vazhdon të jetë e shëmtuar, por kjo është makina më e mirë që kam pilotuar ndonjëherë.”

Related posts

Vijon rindërtimi i skuadrës, Partizani largon mesfushorin 26-vjeçar

Sadik.Autor

E ardhmja e Milan, Mirabelli “ngoh zemrat” e tifozëve

Sadik.Autor

SHITJET REKORD NË SERIE A/ Ja lista me 10 largimet më të shtrenja në histori…

Delo.autor

Leave a Comment