Futboll Sport

Edeson i Man. City-t hyn në Librin e Rekordeve Guiness

Portieri i Manchester City-t Ederson ka shijuar një vit të parë fantastik në Premier League, duke u bërë një nga portierët më të mirë në Evropë duke fituar Premier League dhe League Cup me Qytetarët.

Tani ai mund të festojë një tjetër arritje të madhe, pasi ka hyrë në Librin e Rekordeve Guiness.

23-vjeçari ka treguar një certifikatë e cila e vlerëson si rekordmenin e topave të nisur nga portieri në futboll. Ai ka marrë çmimin më 10 maj, megjithëse nuk dihet akoma në mënyrë ekzakte shifra e arritur.

Distanca e pasimit të Ederson është padyshim e admirueshme në botën e futbollit dhe një nga aftësitë e tij më të mira është të bëjë këto pasime të gjatë me një saktësi mbresëlënëse.

Ky çmim tregon jo vetëm që ai është një pasues i saktë, por edhe një godisë topin larg, shumë larg.

Related posts

TALENTI I SË ARDHMES/ Ylli i REALIT mohon shanset e një rikthimi në Brazil

Isa.Autor

“NA DUHET PATJETËR NJË “PYKË/ Pirlo: Ronaldo gati për një sezon të…

Delo.autor

Gjermani-Spanjë, ja pse kjo ndeshje mund të ketë vetëm 1 gol

Sadik.Autor

Leave a Comment