Futboll Sport

Ndeshja përkujtimore/ Legjendat e Inter stërviten me EKIPIN

Legjendat e Inter Forever janë stërvitur me skuadrën e Luciano Spalletti-t në Appiano Gentile ditën e sotme.

Zikaltrit janë duke u përgatitur për ndeshjen e së shtunës ndaj Sassuolo-s dhe janë vizituar nga disa legjenda të së shkuarës.

Ekipi i legjendave do të udhëtojë në Angli për t’u përballur me Chelsea-n në një ndeshje përkujtimore të Ray Wilkins, përpara se të ndeshen me legjendat e Norwich City.

Kjo do të thotë se ikona si Javier Zanetti, Beppe Bergomi, Marco Materazzi dhe Jurgen Klinsmann janë stërvitur bashkë me yjet aktualë të Inter, nën vëzhgimin e trajnerit Spalletti.

Biletat për ndeshjen përkujtimore të Ray Wilkins kushtojnë 25 euro dhe sfida do të luhet në Stamford Bridge më 18 maj.

Related posts

PAS HUMBJES MIQËSORE NDAJ JORDANISË/ Trajneri i Kosovës: I zhgënjyer për rastet e humbura, ndaj Greqisë…

Delo.autor

KORONAVIRUSI SJELL NDRYSHIME TË MËDHA/ Pritet të dalë në “pension” bilbili pas 140 vitesh. Ja me çfarë zëvendësohet

Delo.autor

TRONDITET KOMBËTARJA/ Ndërron jetë në moshën 66 vjeçare ish futbollisti (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment