Futboll Sport

Pogba dhe Rashford janë të pashitshëm

Me Premier Leaguen drejt fundit dhe me merkaton verore në prag, trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka filluar të bëjë llogaritë për të forcuar organikën në sezonin e ardhshëm.

Në një konferencë për shtyp për mediat angleze, trajneri portugez ka folur fillimisht për çështjen Pogba, që pas disa fërkimeve me Mourinhon, përfundoi në krye të listës së lojtarëve që do të largohen.

Gjithsesi Mourinho ka mohuar totalisht një largim të mundshëm të Pogbasë, ndërsa ka kërkuar nga klubi që edhe Marcus Rashford të hiqet nga merkatoja, pavarësisht hapësirave të pakta në dispozicion këtë sezon.

“Mendoj se Pogba do të qëndrojë te Manchester United edhe për këtë sezon. Nuk ka asnjë problem mes nesh dhe vijojmë të besojmë që ai është lojtari i duhur për të udhëhequr skuadrën drejt suksesit në fushë. Sa i përket Rashford, kam kërkuar që të rrijë në skuadër me çdo kusht. Pavarësisht se këtë sezon ka gjetur më pak hapësira, është një lojtar te i cili besojmë shumë. Mund të luajë edhe si sulmues qendror, por edhe si anësor, ndaj do të ketë hapësira të shumta gjatë sezonit”, deklaroi Mourinho. /Gazeta Express/

Related posts

“EURO 2020″/ Nga Sergio Ramos tek Haaland, formacioni i yjeve që do të mungojnë është i frikshëm…

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME LAÇIN/ Flet trajneri Duro: I kënaqur me ekpin tim sepse…

Delo.autor

LIVE/ Shqipëri-Andorrë, “kuqezinjtë” rihapin sfidën me Manaj

Delo.autor

Leave a Comment