Futboll Sport

SKENA TË ÇMENDURA NË SKOCI/ Tifozi kërcënon policinë: Dua birrë dhe kthimin e Rodgers te Celtic (VIDEO)

Skena të çmendura në Paislei, qytet në Glasgou. Siç ka bërë të ditur “Daily Record”, një njeri është mbyllur në shtëpi i armatosur dhe ka detyruar forcat e rendit që të ndërhyjnë në mes të natës për ta bindur që të dorëzohej dhe që të mos dëmtonte asnjeri.

“Dua një arkë me birra, një punë dhe dua që Brendan Rodgers të kthehet këtu”. Këto kanë qenë kërkesat e  burrit të armatosur. E lehtë të plotësohen e para dhe e dyta, pak më e vështirë e treta, duke parë se trajneri nuk është më në drejtim të Celtic-ut, por është transferuar te Leicester, në Premier League.

Një vendim ky që nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e klubit legjendar skocez, siç është treguar edhe nga tentativa e vjedhjes dhe vandalizmit në shtëpinë e teknikut në Glasgou, me keqbërësin që ka gjetur kohën edhe të bënte një “selfie” para dritares. Duket se edhe protagonisti i kësaj historie nuk e ka pritur mirë largimin e Rodgers.

Si përfundon historia? Pas rreth 30 minutash negociata, edhe pa birrat dhe me Rodgers akoma në drejtim të “Dhelprave”, personi është dorëzuar. Një zëdhënës i policisë, i cituar nga “Daily Record”, ka bërë të ditur se: “Askush nuk është dëmtuar dhe 31-vjeçari është arrestuar dhe paditur”.

Related posts

LAJM I KEQ NGA SPANJA/ Shokojnë mjekët: Agueron duhet të lërë futbollin

Delo.autor

MOTO GP/ Prezantohet Yamaha, Valentino Rossi përgatit sezonin e lamtumirës (VIDEO)

Delo.autor

“AI VRAPON SHPEJT, DI TË…”/ Benzema largon frikën e dëmtimit, tregon si është të luash përkrah Mbappe

Delo.autor

Leave a Comment