Futboll Premier League Sport

Objektivi Jorginho, City dhe Napoli janë 20 mln € larg marrëveshjes

Mediat italiane raportojnë se Manchester City ka nisur kontaktet me Napolin për Jorginho, por Napoli kërkon 60 milionë euro për mesfushorin.

Raportet e një javë më parë thoshin se kampionët e Anglisë ishin të interesuar, dhe kanë gati 40 milionë euro për italianin me origjinë braziliane.

Tani Gianluca di Marzio raporton se City ka nisur kontaktet e para për lojtarin e përfaqësueses italiane, por nuk është i kënaqur me çmimin fillestar 60 milionë euro për të.

Pep Guardiola është një admirues i madh i Jorginho-s, por klubi po heziton pasi nuk kërkon të paguajë një shifër aq të lartë.

Jorginho ka një mesatare 94.7 pasime për ndeshje këtë sezon në Serie A, më i miri në kampionat, duke kompletuar 89.4% të pasimeve.

Related posts

SUPERSFIDA E SHQIPTARËVE/ Lazio – Napoli, shënohet goli i parë (VIDEO)

Isa.Autor

TETË GOLA NË 2 NDESHJE/ Sulmi i Partizanit është i frikshëm, më të mirët në Conference League

Delo.autor

AXHENDA E JAVËS 22 NË SUPERIORE/ Sfidat do të luhen në dy ditë, ja datat dhe oraret e ndeshjeve

Delo.autor

Leave a Comment