Futboll Seria A Sport

Një fallxhore shqiptare parashikoi ngjitjen e Empolit, Veseli shtylla e mbrojtjes edhe në Serinë A

Frederik Veseli ndoshta nuk po shndërrohet në një nga shtylla e Kombëtares së Shqipërisë, por Empoli beson verbërisht te lojtari dhe e ka konfirmuar atë si nja nga kolonat e boshtit që do të formojnë skuadrën e sezonit të ardhshëm, në Serinë A. 25-vjeçari, i cili ka një kontratë deri në vitin 2021 me blutë, do të jetë ndër lojtarët e pashitshëm në pritje të kampionatit të ardhshëm, së bashku me dy lojtarët e tjerë, portierin Gabriel të huazuar nga Milani dhe mbrojtësin Sebastiano Luperton, e huazuar nga skuadra e Napolit.

Frederik Veseli dhe shokët e tij e kanë siguruar matematikisht ngjitjen për sezonin e ardhshëm dhe për mbrojtësin shqiptar do të jetë pa dyshim eksperienca më e rëndësishme e karrierës, por, me sa duket, edhe kjo ngjitje e Empolit mes 20 më të mirave të Serisë A ka një prapaskenë të rëndësishme, e cila lidhet gjithashtu me Veselin.

Në muajin dhjetor, saktësisht me datë 26, pak ditë nga fitorja me Peruxhan, Frederik Veseli u vizitua nga Nebi Selimaj, një fallxhore shqiptare, e cila kishte mbërritur në Empoli për të kaluar festat e Krishtlindjeve dhe fundvitit me mbesën Aferdita Balluku Selimaj dhe bashkëshortin Marko Panti.

I shoqëruar në stadiumin “Kastelani”, Marko kërkoi që të takonte bashkatdhetarin e tij, Frederik Veseli, mbrojtësin shqiptar, të cilin pasi e përshëndeti dhe gjithashtu e siguroi se, pasi kishte lexuar fatin e tij, Empoli jo vetëm që do të niste një seri të gjatë rezultatesh pozitive radhazi në muajt në vazhdim, por ato do ta dërgonin Veselin dhe Empolin në Serinë A. Dhe me sa duket, fallxhorja ka pasur të drejtë…

Related posts

ÇËSHTJA “INSIGNE”/ Ylli i Napolit nuk rinovon, Marotta nxjerr milionat nga… “thesi”

Delo.autor

NISI AVENTURËN TEK CHELSEA ME BARAZIM/ Trajneri Tuchel: Dua të kthej buzëqeshjen në fytyrën e…

Delo.autor

MILAN NXERR NË SHITJE PIATEK/ Ja klubet e interesuara për shërbimet e “Pistoletës” polake

Delo.autor

Leave a Comment