Futboll Seria A Sport

Gjyqtarët e Serie A hedhin në gjyq presidentin e Napoli…

“Nga ana ime komente të tilla nuk meritojnë asnjë koment. Tani është Prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit që do të hetojë deklaratat e presidentit të Napoli,” – në këtë mënyrë ka folur për një radio sportive, Marcello Nicchi, shefi i gjyqtarëve në Serie A në lidhje me akuzat e rënda të lëshuara nga Aurelio de Laurentiis.

Presidenti i Napoli deklaroi dje se gjyqtarët dhe VAR i kishin vjedhur tetë pikë dhe si rrjedhojë titullin kampion. “Bilanci i VAR është pozitiv dhe kjo është në sytë e të gjithëve, aq shumë sa edhe bota po vjen të studiojë metodikën tonë,” – shtoi Nicchi.

“Në pesë muaj kemi marrë rezultate shumë të rëndësishme, – vazhdoi Nicchi. – mendoj se vitin tjetër und të kufizojmë edhe gabimet e pakta që kanë ndodhur. Nuk them se nuk do të bëjmë asnjë gabim, por jemi shumë pranë perfeksionit në gjykim. VAR ka sjellë qetësi, drejtësi dhe respekt. De Laurentiis e mendon ndryshe, por ky është një problem i tij.”

Related posts

HARRON HUMBJEN NDAJ DORTMUND/ “Zikaltërit” shesin për 18 milionë euro “dështakun” më të madh të viteve të fundit…

Delo.autor

E FUNDIT/ EUROPA LEAGUE: Lojtari më i mirë, ylli francez FITON çmimin individual

Isa.Autor

FOTO/ Chievo-Udinese, rezultati dhe statistikat e pjesës së parë

Q.Autor

Leave a Comment