Futboll Sport

Botërori i Rusisë, kriza ekonomike e Argjentinës do t’i heqë Messit fansin special

Presidenti i Argjentinës Mauricio Macri e njeh fuqinë në politikë të futbollit. Kur super-ylli Lionel Messi deklaroi tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar në vitin 2016, ishte Macri i cili e ftoi në televizionin kombëtar dhe i kërkoi atij që të rishqyrtonte kërkesën e bërë. Messi u rikthye dhe udhëhoqi skuadrën gjatë kualifikueseve për Kupën e Botës, duke ngritur humorin në kombëtare.

Kjo duhet të jetë dilema më e madhe e momentit për Macri-n, i cili duhet të bëjë zgjedhjen e vështirë. Ish-presidenti i Boca Juniors, klubit me popullaritetin më të madh në Argjentinë, i duhet që të zgjedhë mes qëndrimit në shtëpi për të negociuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar për një kredi që i duhet shtetit të tij për të kapërcyer krizën ekonomike, ose të shkojë në Rusi për ndeshjet e Kupës së Botës. Kriza ekonomike do të tregojë se sa Macri do të jetë i aftë që ta zgjidhë situatën.

Bisedimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar do të bëhen pas gjashtë javësh, ndërkohë që ndeshja e parë e Argjentinës do të luhet më 16 qershor kundër Islandës në Moskë. Sipas gazetave lokale, presidenti nuk ka marrë ende asnjë vendim. Por, mediat argjentinase janë duke raportuar se Macri mund të anashkalojë turneun për të parë më së miri një zgjidhje për të ndalur zhvlerësimin e parasë në shtetin e tij.

Në rast se nënkampionët e Botërorit të vitit 2014 do të kalojnë fazën e grupeve në Kupën e Botës, Macri me shumë gjasa do të shkojë në Rusi për të mbështetur Messi-n dhe pjesën tjetër të skuadrës.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Juventus-Napoli. Rezultati 1-0

Delo.autor

MAKINA E RE 265 MIJË EURO/ Rojet nuk e njohin futbollistin e Cityt, nervozohen shokët e skuadrës (FOTO)

Delo.autor

PEP NUK E HARRON INATIN E VJETËR/ Guardiola: Jam i kënaqur që NUK përfunduam si INTERI

Isa.Autor

Leave a Comment