Bundesliga Futboll Sport

Mbrojtësi shqiptar te Dortmund, përgjigjja vjen nga Gjermania

Nëse kalon një orë pa një lajm  merkatoje për mbrojtësin Elseid Hysaj, atëherë duhet të bëheni merak. Shqiptari është ndër emrat më të përfolur të skuadrës napolitane dhe largimi i tij nga ekipi italian duket thuajse i sigurt. Mbrojtësi i krahut të djathtë nuk do të largohet brenda për brenda Seria A-së, pasi ekipi napolitan nuk e lejon këtë. 24-vjeçari me shumë mundësi do të përfundojë jashtë kampionatit italian. Klauzola e largimit të tij është 50 milionë euro, një shifër e frikshme për një mbrojtës të djathtë, pavarësisht se në tregun që jetojmë, diçka e tillë mund të duket normale, pasi u mësuam me shifrat e çmendura.

Një ndër opsionet e mundshme të mbrojtësit Elseid Hysaj ka qenë dhe kampionati gjerman. Shqiptari është përfolur për një kalim të mundshëm te skuadra e Bayern Munchen-it, por së fundmi në skenë ka dalë dhe Borussia Dortmund. Në fakt, Hysaj është afruar me shumë klube të ndryshme nga Gjermania, Anglia, por dhe Spanja, pa harruar dhe PSG-në. Duket se e gjithë Evropa do futbollistin shqiptar, por nuk duhet harruar fakti se mediet italiane janë të parat për të ekzagjeruar situatat dhe për të mbivlerësuar lojtarët e tyre.

Në lidhje me një largim të mundshëm të Hysajt te skuadra e Dortmund-it, ka folur dhe gazetari gjerman i prestigjiozes “Kicker”, Michael Richter. Ai e pranon hapur se ekipi i Dortmund-it nuk do të paguajë klauzolën e Hysajt prej 50 milionë eurosh. “Sarri është një trajner i shkëlqyeshëm, por unë nuk mendoj se do ta trajnojë Borussian në sezonin e ardhshëm. Ai ka probleme me gjuhën, por dhe me faktin se nuk e njeh kampionatin gjerman. Hysaj? Unë nuk mendoj se Borussia mund të shpenzojë 50 milionë euro për një mbrojtës, kështu që unë nuk mendoj se Hysaj është në planet e ardhshme dhe prioritetet e Dortmund-it”, – u shpreh ai në një emision radiofonik në Itali.

Related posts

FITORE ME PËRMBYSJE/ Të besuarit e Klopp mposhtin Southamptonin dhe rimarrin kreun

Delo.autor

“NË PRITJE TË ËMBËL”/ Vilma Masha zbulon gjininë e bebit që do të vijë në jetë (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Ronaldo me shokë ndryshuan fatin e Antonio Conte-s. Rrëfimi te miqtë e tij…

Delo.autor

Leave a Comment