Futboll Seria A Sport

Unë te Milan? Ndoshta iki jashtë Italisë!

Fillipo Inzaghi ka bërë një mrekulli në Venecia. Pasi e mori ekipi në kategorinë e tretë italiane, e ka ngjitur në zonën “play off” të Serie B dhe ka mundësinë që vitin e ardhshëm të jetë mes më të mirëve të kampionatit italian.

Gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport” ai ka folur për të ardhmen, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë zërave që e shohin në stolin e ekipeve të tilla si Cagliari, Udinese e Sassuolo: “Po shijoj momentin dhe vetëm kur të mbarojë kontrata ime me Venezia, në fund të sezonit, do të mendojë për të ardhmen. Nuk dua të mendoj për asgjë tjetër, sepse nuk dua të zgjohem nga kjo ëndërr. Do të flas në fillim me drejtuesit e Venezia.”

Më pas, i pyetur nëse mund të ketë për të një rikthim te Milan, ish-golashënuesi shtoi: “Dua të shkoj atje ku do të jem i lumtur. Ndoshta iki jashtë Italisë.

Related posts

SFIDA NDAJ MIDITLAND NË CHAMPIONS/ Mbrojtësi Gjimshiti: Kemi punuar për kompaktësinë e kësaj mbrojtjeje pasi…

Delo.autor

CHELSEA DYFISHON SHIFRAT/ Shënon golin e dytë Hazard pas një asistimi (FOTO)

Delo.autor

SKËNDERBEU NIS PËRGATITJET/ Ja tre lojtarët që trazojnë merkaton e “Korçarëve”

Delo.autor

Leave a Comment